Ilustrim

Batllavë: Aksidentohet furgoni 8 të lënduar

Para disa orëve një aksident ka ndodhur në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës.

Tetë persona janw lënduar njëri nga ta më rëndë ndërsa të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një furgon.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti- Haziraj.

“Mbështetur në ekzaminimet e bera në vendngjarje, dyshohet se furgoni derisa ishte në lëvizje, për shkaqe deri tani të panjohura ka devijuar nga rruga dhe ka goditur një veturë të parkuar”, tha Ahmeti për KALLXO.com.

Po ashtu Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.