Ilustrim - Foto nga një rast i grabitjes në Prishtinë - Ilustrim

Bastisje masive pas grabitjes së mesnatës në Prishtinë

Njësitet e policisë janë duke ndërmarrë kontrolle masive në lagjen ‘Dardania’ pas grabitjes së një marketi në këtë lagje të Prishtinës.

Gazetari i KALLXO.com nga vendi i ngjarjes raporton se Policia ka gjetur gëzhoja plumbash gjatë kërkimit të të dyshuarve.

Më herët,KALLXO.com raportoi se Policia ka arrestuar tre persona pas kësaj grabitjejë që ndodhi rreth mesnatës në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë.

KALLXO.com ka siguruar fotografi ekskluzive të arrestimit.

https://kallxo.com/foto-arrestime-pas-grabitjes-ne-prishtine/

Raportohet se te të arrestuarit janë gjetur jelek antiplumb.

KALLXO.com ka raportuar drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes: