Bastiset Shtëpia e Shpresim Ukës (VIDEO)

Shtëpia e Shpresim Ukës, i dënuar në rastin Bllaca, ka qenë cak i bastisjeve nga EULEX-i mëngjesin e sotëm, në momentet e aksionit të gjerë të policisë i cili përfshiu edhe shtëpinë e deputetit të PDK-së dhe ish komandantit të UÇK-së, Azem Syla.

KALLXO.com sjell pamje të bastisjes së shtëpisë së Shpresim Ukës ndërsa bashkëshortja e tij, Mirvete Uka, tha se këto bastisje vijnë si pasojë e reagimit të saj pas publikimit të emailave të Nazim Bllacës, dëshmitar në rastin ku është dënuar bashkëshorti i saj.

“Këto bastisje po vijnë si reagim i yni pasi pas publikimit te emailave të Nazim Bllaces ne kemi kërkuar që në rastin ku është i dënuar Shpresimi të rishikohet procedura.  Këto bastisje nuk kanë kuptim kur Shpresimi tash e katër vjet nuk është në shtëpi”, tha Mirvete Uka.

bastiset shtepia e shpresim ukes 1

Shpresim Uka është dënuar me 15 vjet burg në dhjetor të vitit 2012 pasi u gjet fajtor për vrasje në rastin e njohur si “Bllaca”.

http://kallxo.com/aksion-gjere-policor-kerkohet-edhe-azem-syla/

Gjykata i Dënon Me 54 Vjet “Shokët” e Bllacës