Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi konsultohen mes tyre | Foto: KALLXO.com

Bashkimi i Thaçit, Veselit dhe Mustafës nën Rrenën për Murin e Mitrovicës

Megjithëse mund të kenë pikëpamje të ndryshme politike, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari, Kadri Veseli dhe ish-kryeministri Isa Mustafa patën edhe të përbashkëta.

Në fillimin e vitit të kaluar, Mitrovica u zgjua me një mur të ndërtuar për të ndarë pjesën jugore dhe veriore.

Ky mur kishte ngjallë reagime të mëdha qytetare, madje edhe të institucioneve ndërkombëtare.

Krerët e shtetit në atë kohë filluan mobilizim dhe dhanë afate se kur ky mur do duhej të rrëzohej.

Me këto deklarata, Thaçi, Veseli, dhe Mustafa ishin zotuar për rrëzim të murit brenda muajit janar.

Krypometri detektoi rrenat e të treva kur muri nuk ishte rrëzuar brenda asaj periudhe.

Që nga fillimi i vitit të kaluar KRYPOMETRI, një verifikues faktesh i certifikuar faktesh i njohur ndërkombëtarisht, ka detektuar gënjeshtrat e bëra zyrtarët publik.

Krypometri është verifikuesi i parë dhe i vetmi i fakteve në Kosovë, i cili u bë pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar për Vërtetimin e Fakteve (IFCN).

Krypometri ka vazhduar matjen e deklaratave të zyrtarëve publikë edhe këtë vit dhe rrenat apo të vërtetat e tyre mund t’i gjeni këtu.