“Bashkim” Kosovë-Shqipëri në Bujqësi

Tryeza u organizua për të gjetur mundësi bashkëpunimi mes Kosovës e Shqipërisë në fushën e bujqësisë.

Ministri i Bujqësisë së Shqipërisë Edmond Panariti u bëri thjirrje biznesmenëve kosovarë të investojnë në Shqipëri.

“Jam këtu për t’u përçuar një mesazh, mirë se vini në Shqipëri për të investuar! Ne do t’ju konsiderojmë juve si qytetarë shqiptarë me të gjitha të drejtat që ju takojnë si investitorë shqiptar. Prandaj, hapi i parë që të bëjmë është që do mësojmë të gjitha praktikat në mënyrë që ju të keni të njëjtin trajtim, të njëjtat përfitime, të njëjtën mbështetje mu sikurse investitorët e Shqipërisë brenda territorit të saj,” tha Panariti.

Ministri shqiptar i Bujqësisë tha së në mbledhjen e ardhshme mes dy shteteve do propozojë të hiqen të gjitha barrierat që ndikojnë në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve.

panariti1

Ai po ashtu shtoi së Ministria e Bujqësisë në Shqipëri  një javë do t’ua kushtojë investitorëve nga Kosova.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu tha se nëse prodhuesve bujqësorë kosovarë u hapet tregu i Shqipërisë nuk do të ketë tepricë të qumështit në Kosovë.

“Në Kosovë nuk do të ketë tepricë të qumështit të freskët sepse do të absorbohet në tregun e Shqipërisë. Dhe ajo që është më esenciale është një formë e re e komunikimit, ku nuk ka nivel komunikimi politik- politik, por politik- sektor dhe prodhim. Dhe kjo besoj është një garancë e suksesit,“ tha Gërxhaliu.

Ambasadori shqiptar në Republikën e Kosovës, Qemajl Minxhozi tha se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të dy vendet.

Në këtë tryezë të pranishëm ishin edhe fermerë dhe afaristë të ndryshëm nga Peja që lidhen me sektorin e bujqësisë.

Për këto tema u diskutua javë me parë me kreut komunal të Pejës Gazmend Muhaxheri dhe kryeparlamentarit të Shqipërisë, Ilir Meta.