Lulzim Basha - Foto: Facebook

Basha: Që nga sot nuk njohim asnjë institucion

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë, e cila kishte filluar në orën 17:00, ka përfunduar para disa minutave.

Protestuesit kanë vendosur që të qëndrojnë përkrah kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili pas përfundimit të seancës u nis drejtë selisë së PD-së ku edhe u prononcua para qytetarëve.

Basha kritikoi mbledhjen e deputetëve për të mbajtur seancën e sotme.

“Si minjtë u mblodhën sot duke shpresuar se tinëzisht do t’ia hidhnin popullit”, tha Basha.

Ai shtoi se nuk njohin asnjë institucion që nga dita e sotme.

“Sot ne nuk kemi më Kuvend, nuk kemi më Qeveri dhe për fat të keq nuk kemi as Polici. Kemi vetëm një bandë hajdutësh që keqpërdorën institucionin. Kriminelët nuk arrestohen por promovohen. Qytetarë që protestojnë për të drejtat e tyre goditen nga kjo bandë”, tha Basha më tutje.

Ai shtoi edhe se “do ta çlirojmë Shqipërinë nga kriminelët”.

Basha nuk dha datë tjetër se kur do të jetë protesta e radhës edhe pse në fillim të këtyre protestave ishin zotuar se çdo seancë e mbajtur do të ketë përballë protestuesit.

https://kallxo.com/video-momenti-kur-protestuesit-gjuajne-shishe-ne-drejtim-te-policise/

https://kallxo.com/policia-perdor-gaz-lotsjelles-kunder-protestuesve-te-mbledhur-te-kuvendi-i-shqiperise/