Foto: Arkiv

Barna me Afat të Skaduar Konfiskohen në Deçan

Në një barnatore në Deçan, sipas raportit të policisë, janë konfiskuar një sasi e barnave që ose nuk kishin banderola, ose ishin me afat të skaduar.

Policia gjatë kontrollit në këtë barnatore me inspektorë të Inspektoratit Farmaceutik për Produkte dhe Pajisje Medicinale konfiskuan 153 artikuj farmaceutikë me sasi të ndryshme- nga një pako deri në shtatë pako për artikull.

Dy persona janë marrë në pyetje për këto barna, ndërsa me urdhër të prokurorit më pas janë liruar.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të gjetjes së barnave pa banderola.