Banorët në Bregun e Diellit fotografojnë fqinjin që po dëmtonte gjelbërimin

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se disa banorë në lagjen Bregu i Diellit kanë fotografuar fqinjin e tyre duke dëmtuar gjelbërimin.

Sipas Komunës,  kjo ka bërë që inspektorët kujdestarë ta gjobisin atë për dëmin e shkaktuar.

“Në Bregun e Diellit, banorët e lagjes kanë fotografuar fqiun e tyre duke e dëmtuar gjelbërimin. Kjo ka bërë që inspektorët kujdestarë ta identifikojnë lehtë keqbërësin, dhe ta gjobisin atë për dëmin e shkaktuar”, thuhet në postimin e Komunës së Prishtinës në rrjetin social ‘Facebook’.