Banorët e Hades dhe Shipitullës Ftohen për Kontratat e Zhvendosjes

KEK-u me anë të një komunikate u ka bërë thirrje banorëve të Hades e Shipitullës që të nënshkruajnë kontratat për zhvendosje nga shtëpitë dhe pronat e tyre.

Korporata fton këta banorë që kontratat t’i nënshkruajnë më së largu deri më 15 dhejtor.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) u bën thirrje banorëve të fshatrave Hade e Shipitullë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre që brenda afateve ligjore të lajmërohen në zyrat e KEK-ut- Departamenti Pronës, për të nënshkruar marrëveshjet për zhvendosje jo me vone se deri me 15 dhjetor 2017”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

KEK-u më tutje në komunikatë nënshkrimin e kontratave të zhvendosjes e konsideron në të mirë të banorëve.

“Është në të mirën e banorëve dhe të gjitha palëve të interesit që ky proces të përfundojë sa më shpejt, pra brenda afateve ligjore dhe mos të kemi edhe më tutje vonesa që rrezikojnë funksionimin e mirëfilltë të korporatës”, vijon komunikata.

Sipas KEK-ut, vonesa në këtë proces po rrezikon furnizimin me energji elktrike.

“Vazhdimi i vonesave po e rrezikon vendin të mbetet pa energji elektrike, ose të paguajnë me çmimin shumëfish me të lartë për import të energjisë elektrike”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

KEK-u, ofertat e tij dhe qeverisë për banorët i vlerësoi shumë të volitshme.

Më 1 dhjetor qeveria mori vendim për shpronësimin e zonave kadastrale në këto fshatra,

http://kallxo.com/qeveria-miraton-shpronesimin-e-pronave-ne-hade-e-shipitulle/

Banorët e Shipitullës dhe Hades protestuan gjatë shtatorit, pasi ekskavatorët e KEK-ut u afruan pranë shtëpive të tyre.

http://kallxo.com/ekskavatoret-e-kek-ut-shkelin-zonen-e-sigurise-ne-shipitulle/

Në shtator Kryeministri Ramush Haradinaj dëgjoi kërkesat e banorëve dhe më pas njoftoi se u mor vesh me ta.

http://kallxo.com/haradinaj-degjoi-kerkesat-e-banoreve-te-shipitulles/

http://kallxo.com/haradinaj-arrin-marreveshje-me-banoret-e-shipitulles-dhe-hades/

Në tetor Haradinaj u takua në zyrën e tij me banorë të Hades e Shipitullës, të cilët i siguroi se procesi i zhvendosjes do të përmbyllet me sukses.

http://kallxo.com/haradinaj-siguron-banoret-e-hades-dhe-shipitulles-per-shpronesimet/