Protesta në Shtërpcë kundër ndërtimit të hidrocentralit

Banorët e Shtërpcës këmbëngulës kundër ndërtimit të Hidrocentralit

Bora që binte vazhdimisht të premten nuk i pengoi banorët e Shtërpcës të protestojnë kundër ndërtimit të Hidrocentralit që është duke u ndërtuar në Shtërpcë.

Ata kanë protestuar vazhdimisht që nga dhjetori i vitit të kaluar për të njëjtën arsye.

Sipas banorëve, me punimet që po zhvillohen për ndërtimin e Hidrocentralit po dëmtohet rrjedha e lumit  dhe cilësia e ujit të cilin e për pije.

Stojan Josimoviq, një banor protestues, gjatë fjalimit të tij ka thënë se arsyeja për të cilën po protestojnë pranë lumit është për shkak se ndërtimi i hidrocentralit dhe makineritë e rënda do të shkatërrojnë shtratin e lumit dhe po dëmtojnë mbi dy mijë banorë.

“Është shkelë ligji për ujëra, ku shumë qartë theksohet se koncesionet e këtij lloji të investimeve nuk mund të jepet nëse bëhet fjalë për shfrytëzimin e burimeve dhe ujit të pijes. Ky lum i vogël që quhet “Kallugjerka”, është burim furnizues me ujë. Këtu janë dy burime, njëri i lumit “Kallugjerka” dhe tjetri i lumit “Bolovanka” dhe përdoren për ujë të pijshëm nga dy mijë e pesëqind deri në tre mijë banorë. Dje janë rrezikuar dy mijë e pesëqind qytetarë që varen nga ky ujë. Ndërmarrja komunale është dashtë me e ndalë furnizimin me ujë dhe jo vetëm që kemi pasë mungesë të ujit për pije, por edhe për përdorim teknik, për larje të duarve dhe dush”, ka thënë Josimoviq.

Protesta në Shtërpcë kundër ndërtimit të hidrocentralit

Edhe protestuesi tjetër, Millovan Filipoviq, thotë se përveç shkeljes së ligjit për ujërat është shkelur edhe ligji i parqeve kombëtare.

“Përpos që është shkelë ligji për ujëra është shkelë edhe ligji për parqet kombëtare. Parku Kombëtar Sharri, vetë drejtori i parkut, kam qenë dëshmitar, ka marrë vendim të mbështetur në ligjet e Kosovës për ndalimin e punimeve në kufi të Parkut Kombëtar. Ndërsa sipas projektit të kryesit të punëve, plani thekson që trasa të shkoj tri kilometra nga vendi ku jemi në drejtim të Parkut Kombëtar, gjersa distanca nga këtu deri te parku është vetëm një kilometër”, ka thënë Filipoviq.

Në një përgjigje të Komunës së Shtërpcës kanë thënë për KALLXO.com se nuk dëshirojnë ta politizojnë këtë çështje për të cilën janë ngritur banorët.

Komuna e Shterpcës ka konfirmuar që gjatë punimeve ka ardhur deri te ndotja e lumit dhe si rrjedhojë, inspektorati komunal ka ndërprerë punimet.

https://kallxo.com/shterpce-komuna-ndalon-perkohesisht-ndertimi-i-mini-hidrocentralit/

“Udhëheqësia komunale e kundërshton procesin e ndërtimit të mini hidrocentralit në Shtërpcë, në vendin e quajtur “Obe Reke”. Hapi i parë konkret drejt zgjidhjes së këtij problemi është biseda e kryetarit të komunës me delegacionin e protestuesve.

Protesta në Shtërpcë kundër ndërtimit të hidrocentralit

Peticionin që e kanë nisë qytetarët e pakënaqur të Shtërpcës, e kanë nënshkruar edhe kryetari i komunës Bratislav Nikoliq, kryetari i kuvendit komunal Predrag Grbiq, bashkëpunëtorët e tij, tre përfaqësues të Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, si dhe ministri për kthim Dalibor Jevtiq”, thuhet në përgjigjen e komunës së Shtërpcës.

https://kallxo.com/video-banoret-e-shterpces-protestojne-kunder-ndertimit-te-hidrocentralit/