Banorët e Kaçanikut protestojnë përsëri kundër autostradës për Shkup

Qytetarët e fshatit Nikaj të Kaçanikut përsëri kanë dalur për të protestuar me arsyetimin se ndërtimi i autostradës ‘Arbën Xhaferi’ ka ndarë fshatin në dy pjesë e që sipas tyre, po u paraqet shumë probleme.

Njëri nga protestuesit, Labinot Guri i cili ka dërguar fotografi në KALLXO.com nga vendi i ngjarjes tha se  në protestë ka dalur edhe Policia e Kosovës.

Gjithashtu sipas tij, pavarësisht që ministri Lekaj u kishte premtuar zgjidhje gjatë protestës së parë, nuk ka pasur ndonjë ndryshim.

“Problemi është që prej kur ka filluar ndërtimi i autostradës për Shkup, e ka ndarë fshatin në dy pjesë. Rruga lidhëse që u kanë ajo është mbyllë për shkak të autostradës. Kërkojmë rrugë alternative në këtë fshat”, ka thënë Guri.

KALLXO.com është në pritje të konfirmimit nga ana e Policisë lidhur me të arrestuarit.

KALLXO.com kishte raportuar se 3 prill se më pankarta “Mos na i mbyllni rrugët”, “Rrugët egzistuese nuk lejojmë t`i mbyllni”, kanë protestuar sot banorët e fshatit Nikaj të Kaçanikut kanë bllokuar magjistralen Prishtinë-Shkup, duke kërkuar zgjidhje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Projekti i autostradës ‘Arbën Xhaferi’ është kritikuar mjaft për vonesat në punime dhe gjoba 53 milionëshe që ju pagua nga buxheti i shtetit kompanisë punëkryese ‘Bechtel-Enka’.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari në redaksinë e KALLXO.com