Baleti ‘O.Taka’ shfaqet nesër për publikun në Gjakovë

Baleti Kombëtar i Kosovës do të shfaqet nesër, më 27 mars, 2019 në Gjakovë shfaqjen “Osman Taka” me libreto dhe koreografi të Sinan Kajtazit.

Shfaqja “O. Taka” për publikun gjakovar jepet në ora 19:30 në Teatrin e qytetit ‘Hadi Shehu”.

Koreografi Sinan Kajtazi, që aktualisht mban postin e Ushtruesit të Detyrës së Baletit Kombëtar ka konfirmuar për Kallxo.com paraqitjen e balerinëve kosovarë nesër mbrëma në Gjakovë.

“Shfaqja e ‘O. Taka jepet nesër mbrëma në Gjakovë, dhe realizohet me ftesë të drejtorit të Teatrit ‘Hadi Shehu’”, ka thënë Kajtazi.

Shfaqja bazohet në historinë e Osman Takës, një luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga Jugu, i cili i shpëton ekzekutimit falë talenti të tij për vallen.