Baleti Kombëtar me premierën ‘O moj Shqipëri’ dedikuar 20 vjetorit të çlirimit

Baleti Kombëtar i  Kosovës shfaq sot  në mbrëmje premierën e Baletit ‘O moj Shqipëri” me koreografi të Pullum Agalliut.

Kjo premierë është përgatitur enkas për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe në mbrëmjen e 12 qershorit 2019, kjo shfaqjet do të jepet enkas për shënimin e këtij përvjetori.

Shfaqja është e ndarë në 3 pjesë përmes së cilës pasqyrohet gjithë historia e zhvillimeve të ngjarjeve që quan në çlirimin e Kosovës.

Premiera “O moj Shqipëri është premiera e tretë brenda katër muajsh e realizuar nga BKK.