Ilustrim

Baleti Kombëtar kundër rregullores së re për pagat

Baleti Kombëtare i Kosovës, është kundër rregullores së re për pagat e artistëve, performuesve të artit, stafeve tekniko- artistike dhe atyre të trashëgimisë, e cila pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.

Ishte pikërisht mos miratimi i rregullores së re, që bëri që punëtorët e tri prej institucioneve të kulturës të hynë në grevë, për shkak të pagave.

Ahmet Brahimaj, drejtor i BKK-së që ishte edhe pjesë e draftimit të rregullores së re ka pohuar për Kallxo.com, se nuk është pajtuar me atë çfarë përmban rregullorja e re që është proceduar për miratim në qeveri.

“Jam i bindur edhe kjo rregullore që është dërguar në qeveri nuk do të zgjidhë problemet me të cilat po ballafaqohen institucionet e kulturës, pasi nuk do t’i trajtojnë financiarisht sipas meritës dhe kontributit punëtorët e institucioneve”, ka pohuar drejtori Brahimaj.