Burimi BKK

Baleti i Kosovës nis turne artistik nëpër qytete të Finlandës

Baleti Kombëtar i Kosovës do të shfaq sot në mbrëmje,në  Tampere të Finlandës baletin “Një legjendë për dashurinë” me koreografi të Pullumb Agalliut.

Prezantimi i BKK-së në Tampere realizohet në kuadër të një turi artistik që ka nisur sot ky institucion në Finlandë në disa qytete, si në Helsinik, Turku dhe në Pori, po me shfaqjen “Një legjendë për dashurinë”.

Performimi i balerinëve kosovarë para publikut finlandez është bërë i mundur me këmbëngulje e Jouni Lehtimaki, konsull nderi i ambasadës së Kosovës në Helsinik.

Lajmi për Kallxo.com është konfirmuar nga drejtori i BKK-së, Ahmet Brahimaj.

“Konsulli Jouni Lehtimaki, ka bërë një punë të mirë edhe falë angazhimit të tij realizohet ky turne i baletit, që njëkohësisht ka kontribuuar edhe në gjetjen e donatorëve për realizimin e këtij turneu”, ka thënë Brahimaj.