Deputetja Hykmete Bajrami dhe kryeministri në detyrë Isa Mustafa - Foto: KALLXO.com

Bajrami: Veseli, Emri Rreth të Cilit Sillet Bllokada

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha në takimin konsultativ të organizuar nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa se Kadri Veseli është emri rreth të cilit sillet bllokada në Kuvend.

“245 mijë votues të koalicionit PAN e kanë të qartë se nuk kanë votu për ekonomi më të mirë. Me sjelljen e PAN ata po u dëshmojnë qytetarëve dhe votuesve të tyre se ata kanë votu për pozitën e një personi: zotit Veseli. Ky është emri rreth të cilit sillet bllokada në Kuvend”, theksoi Bajrami.

Po ashtu, ajo vlerësoi se zgjedhjet e reja nuk janë alternativa e daljes nga kriza. “Nuk është alternativë se kurrkush nuk mundet me tregu se kemi me pasë rezultat ndryshe”, tha ajo.