Hykmete Bajrami, LDK, deputete.

Bajrami: Keni Dashtë me Kallë Kosovën për Demarkacionin

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, tha sot në seancën parlamentare se sa ka qenë AAK-ja në opozitë “ka dashtë me kallë Kuvendin e Kosovën për Demarkacionin e tash e ka harru kauzën e Demarkacionit dhe i ka tradhtuar votuesit e vet”.

“Z. Kuçi për çfarë guximi e keni fjalën? Që jeni tërheqë nga kauza e Demarkacionit? Që sa keni qenë në opozitë keni dashtë me kallë Kosovën, keni dashtë me kallë Kuvendin dhe sot bëni thirrje me votu të njëjtën marrëveshje. Këtë e quani guxim? Përndryshe ligjet kanë qenë të gatshme por Kuvendi nuk ka funksionuar për shkak se ju keni dashtë me kallë gati Kosovën për Demarkacionin dhe sot për të qëndruar në pushtet ju e keni harru edhe kauzën e Demarkacionit. Ky nuk është guxim por tradhti ndaj votuesve tuaj”, ka theksuar deputetja Bajrami.

Kurse Blerim Kuçi  duke folur për 100 ditëshin e Qeverisë ka thënë se meritë e kësaj Qeverie janë 100 milionë euro të cilat i ka sjellë brenda 100 ditëve nga grantet, ka nënshkruar kontratë 1.3 miliard euro, po ashtu 230 milionë euro po kthehen prej AKP-së te qytetarët e Kosovës.

“Ja është meritë, ja mundem me thanë që është me fat, do ta kisha pranu që është me fat nëse e kishim pranu që Qeveria e kaluar ka qenë pa fat”, ka përfunduar Kuçi.

KALLXO.com po transmeton LIVE seancën e Kuvendit: