Bajram dhe Fatime Emrat më të Shpeshtë në Kosovë

Agjencia e Statistikave publikoi sot një hulumtim për emrat dhe mbiemrat në Kosovë.

Sipas komunikatës së kësaj agjencie, emrat më të shpeshtë në Kosovë janë Fatime dhe Bajram.

Në Kosovë ASK-ja ka gjetur se janë 8626 persona me emrin Fatime.

Emrat më të gjatë janë emrat Ismailqemail dhe Mirandolinda, ndërsa më të shkurtët Al dhe Ad.

Kosovarët sipas ASK-së 68 mijë e 122 emra dhe 26 mijë e 557 mbiemra.

Më së shumti emra ka me shkronjën A- 8026, ndërsa më së paku me shkronjën C- 407.

Krasniqi është mbiemri më i shpeshtë në Kosovë. Këtë mbiemër e kanë 58 mijë e 199 persona.