Bahtiri shpall ditë zie të martën

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka shpallur ditë zie ditën e nesërme.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar për gjetjen e trupit të pajetë të të riut mitrovicas nën gërmadhat e hotel ‘Adriatiku’ në Mitrovicë.

“Me pikëllim ju njoftoj se para pak minutash nën gërmadha është gjetur pa shenja jete trupi i të riut, që ishte zënë pas shembjes së një pjese të ish hotelit “Adriatik”. Së bashku me gjithë banorët e Mitrovicës ndajë dhimbjen me familjen e të ndjerit, të cilës i shprehu ngushllimet më të sinqerta, duke lutur që Allahu i Madhërishëm ta shpërblej me Xhenet”, ka shkruar kryetari i Mitrovicës.

Ai ka njoftuar po ashtu se dita e nesërme do të jetë ditë zie për nderë të punëtorit që humbi jetën.

“Të martën e shpalli Ditë Zie në qytetin e Mitrovicës, në shenjë nderimi dhe dhimbje për humbjen e jetës së të riut”, ka deklaruar Bahtiri.

Kryetari Bahtiri ka falënderuar të gjitha ekipet emergjente dhe qytetarët vullnetarë që ndihmuan në aksionin për gjetjen e punëtorit.

https://kallxo.com/video-momenti-kur-nxirret-trupi-i-pajete-i-personit-nen-germadha/