Bahtiri Proteston për Thaçin

Shërbyesit civilë të punësuar në administratën komunale të Mitrovicës kanë mbajtur sot një protestë në oborrin e ndërtesës së komunës për të kërkuar lirimin sa më të shpejtë të drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, në Mitrovicë, Nehat Thaçi.

“Protesta, së cilës i janë bashkëngjitur edhe disa OJQ-, ka zgjatur 15 minuta dhe ka përfunduar e qetë dhe pa problem. Protestuesit kanë shprehur indinjatën e tyre për arrestimin nga ana e policisë serbe të drejtorit Thaçi dhe kanë kërkuar angazhimin maksimal të institucioneve më të larta të vendit për të ndërmarrë masa dhe për të shtuar presionin tek autoritetet e shtetit të Serbisë, në mënyrë që ai të lirohet menjëherë nga burgu i Nishit të Serbisë”, ka njoftuar komuna nëpërmes një komunikate.

Në protestë ka marrë pjesë edhe i pari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se drejtori Thaçi po mbahet padrejtësisht në burg dhe se ai duhet të lirohet menjëherë.

“Kërkesa jonë është që të bëjmë presion mbi Beogradin, organet shtetërore të Kosovës, por edhe ato ndërkombëtare, që ta lirojnë drejtorin tonë, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë për rajonin e Mitrovicës”, ka thënë ndër të tjera kryetari Bahtiri

Nehat Thaçi, drejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës është arrestuar nga policia serbe një javë me parë, 48 orë pas arrestimit ati ju caktua paraburgimi prej një muaji. KALLXO.com raportoi për arrestimin e Thaçit të enjten e kaluar.

http://kallxo.com/arrestohet-ne-serbi-drejtori-policise-nehat-thaci/