Bahtiri: Po Punojmë me Rakiq për ta Stabilizuar Qytetin

Por Bahtiri premton që kjo gjë do të zgjidhet ngase kështu janë marrë vesh dje me homologun e tij verior dhe me përfaqësues ndërkombëtarë.

“Kjo është një gjë që na ka ndodhë papritmas, por megjithatë jemi marrë vesh dje që të përfundojmë këto gjëra, dhe ne po dojmë me pas një qytet stabil, europian e një qytet që do të jetë i të gjithë qytetarëve, një qytet bashkëkohor”, tha sot Bahtiri.

Ai shtoi se janë duke punuar edhe me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran  Rakiq, për stabilitet.

“Është një vendim i djeshëm që u mor për me u rrënu ky mur dhe me u stabilizu gjendja. Do të zgjidhet për arsye se jemi duke punuar ngushtë me BE-në, Qeverinë e Kosovës, me z. Rakiq për të stabilizuar vendin, për të stabilziuar qytetin dhe unë po shpresoj se shumë shpejt do të jetë stabil”, deklaroi Bahtiri.

Ai shtoi se ky mur nuk është e dialogut në Bruksel.