Agim Bahtiri

Bahtiri: Nuk do të lë gur pa rrotulluar deri në bashkimin e Mitrovicës

Në mbledhjen urgjente të Kuvendit të Mitrovicës, i pari i kësaj Komune, Agim Bahtiri ka thënë që vendimi i Ministrisë së Administratës Publike është një skandaloz, duke thënë që ta rishqyrtoj vendimin e saj.

“Sot kemi ardhur t’i themi MAPL-së që keni gabuar plotësisht dhe ky është një vendim skandaloz. Ne kemi bërë një kërkesë në qeverinë e Kosovës dhe ajo është shumë legjitime dhe i ftoj ministrinë që t’i rishqyrtojë dhe të mos na lë në fund të rrugës” tha ai.

Sipas tij, kjo nuk është vetëm iniciativë e tij por e të gjithë krerëve shtetëror me çka është shprehur i bindur që do të ketë sukses.

“Po ju them me bindje 1 milion % që kjo kërkesë e jona do të zbatohet pikë për pikë, kryetari i komunës nuk bën diçka pa marrë mbështetje, këtë iniciativë e përkrah Kadri Veseli, Daut Haradinaj, Agim Veliu, Fatmir Limaj dhe të tjerë me rend, kështu që kjo është një vendim i përgjithshëm. Nuk kemi nisur diçka që të jesim në gjysmë të rrugës, unë e kamë shumë perime dhe nuk do të lë guri pa rrotulluar deri në zbatimin e plotë. Kjo nuk është popullizëm por është kërkesë e qytetarëve” , tha Bahtiri

Tutje në këtë mbledhje Bahtiri ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë iniciativë për ‘bashkimin’ e Mitrovicës, duke i uruar për sukses.

“Kryetari i juaj do të ketë mbështetje të mikut tonë me të çmuar SHBA-ve, ministria pa të drejtë na ka futur në proces tjetër ku i ftoj qytetarët të mbështesin këtë iniciativë sepse kjo iniciativë është e drejtë dhe kjo do të shkoj deri në fund, Urime Mitrovica e Bashkuar”, tha ai.

https://kallxo.com/agim-bahtiri-thirr-mbledhje-per-bashkimin-e-mitrovices-dokument/