Arkiv: Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Bahtiri ndryshon vendimin për punën të dielave në Mitrovicë

Bizneset e Mitrovicës do të mund të punojnë edhe të dielave. Ky vendim po quhet i përkohshëm nga komuna.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim përfaqësuesit e bizneseve në qytetin e Mitrovicës.

Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohej vendimi i marrë nga Komuna e Mitrovicës, në lidhje me ditën e diele e cila është ditë pushimi për bizneset e qytetit të Mitrovicës.

Me këtë rast përfaqësuesit e bizneseve kanë kërkuar nga kryetari Bahtiri të shqyrtohet edhe një herë mundësia që dita e diele të vazhdojë të jetë ditë pune, pasi që sipas tyre ky vendim ka ndikuar keq në biznes.

Ndërsa kryetari i komunës, Agim Bahtir tha se këtë vendim e ka ndërmarrë me qëllimin e vetëm që punëtorët të kenë një ditë pushimi ku mund të kalojnë kohën me familjet e tyre.

Bahtiri, megjithatë tha se  me qëllim që të mbështes prapë bizneset, dhe duke marrë parasysh edhe fluksin e madh të mërgimtarëve, do tu mundësojë bizneseve të vazhdojnë të punojnë përkohësisht të dielave deri në marrjen e një vendimi të përbashkët me ta.

Po ashtu kryetari Bahtiri kërkoi nga përfaqësuesit e bizneseve që të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore të cilat e mbrojnë punëtorin, pasi që ky vendim ka ardhur pikërisht për të mbështetur të drejtat e tyre.

https://kallxo.com/mitrovica-e-vendosur-qe-bizneset-te-mos-punojne-te-dielave/