Kryetari i Komunës së Mitrovicës jugore në konferencë, Foto: Kallxo.com

Bahtiri i bën thirrje Kuvendit dhe Qeverisë për procedimin e iniciativës për ndryshimin e ligjit për Mitrovicën

Pas seancës së Kuvendit Komunal të Mitrovicës jugore, kryetari Agim Bahtiri i ka bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që të procedohet ndryshimi i ligjit për kufijtë administrativ të Komunës së Mitrovicës.

“Sot me iniciativën time të cilën e kam marrë që t‘i propozohet Qeverisë së Kosovës që ta procedojë në Kuvendin e Kosovës iniciativës për ndryshimin e ligjit. Mendoj se kjo iniciativë është e drejtë e qytetarëve dhe e cila duhet të dërgohet në institucionet e Kosovës”, është shprehur Bahtiri.

Ai ka kërkuar që deputetët e Kuvendit të Kosovës ta bëjnë realitet ketë kërkesë, e cila sipas tij është shumë e drejtë dhe njerëzore.

“Sepse ne kemi bërë të pamundurën që të bashkëpunojmë edhe me pjesën e veriut qe t’i japim shërbim qytetarëve, dhe të jemi afër tyre. Kërkoj fuqishëm nga Qeveria dhe Kuvendi që kjo të bëhet realitet. Ju garantoj edhe serbëve edhe të tjerëve që do të jem kryetar i të gjithëve, pavarësisht nacionalitetit dhe do të jenë të privilegjuar”, ka theksuar Bahtiri në konferencë.

https://kallxo.com/bahtiri-bashkimi-i-mitrovices-ide-e-imja-personale/

https://kallxo.com/pdk-ne-mitrovice-jemi-te-bindur-qe-prapa-kesaj-ideje-qendron-vetevendosja/