Agim Bahtiri
Bahtiri: Asnjë qytetar i Mitrovicës së bashkuar nuk do të jetë pa bukë dhe pa shërbime
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri gjatë seancës në Kuvendin Komunal për bashkimin e Mitrovicës ka thënë se sa i përket kërkesës së serbeve në pjesën e veriut se gjoja kanë mbetur pa bukë i ka garantuar se asnjë qytetarë nuk do të jetë i uritur dhe pa shërbime shëndetësore në Mitrovicën e bashkuar.
Ai ka thënë se kërkesa e qytetarëve të Mitrovicës për bashkim ka qenë e kamotshme sepse pa dëshirën e e tyre është ndarë Mitrovica.
“Ne jemi munduar që komunat të cilat i ka themeluar Qeveria e Kosovës të jenë në shërbim të gjithë qytetarëve. Kemi pasur dëshirë që të qohet qeverisja lokale në ato vende në te cilat qytetarët kanë dëshiruar e sidomos në ato me pakica serbe. Jam munduar të bashkëpunoj ngushtë edhe me kryetarin e veriut në të gjitha sferat ekonomike, politike”, ka thënë Bahtiri.
Bahtiri ka deklaruar se ka pasur çdo herë kërkesë që shqiptarët në pjesën e veriut të trajtohen si qytetarë të rëndomtë të cilët punojnë për të mirën e vendit por që kryetari Goran Rakiq ka qenë çdo herë ai i cili nuk i ka përfillur kërkesat e tij dhe të qytetarëve në pjesën ku janë shqiptarët me shumicë.
“A ka më vështirë që të jesh refugjat në komunën tuaj, kjo ka ndodhur dhe po ndodh, qytetarë që janë shpërngulur nga veriu janë në një situatë tepër të rëndë sepse nuk ka më vështirë se ta shohësh shtëpinë. Këtë zotëri Rakiq nuk e ka dëshiruar. Kërkesa ime ka qenë e pa reshtur që të kemi mirëkuptim”, është shprehur Bahtiri.
Kryetari Bahtiri ka thënë se vendimi i cili u mor në mënyrë politike nga kryetari Goran Rakiq për të dhënë dorëheqje ka paralizuar sistemin lokal në pjesën e veriut.
“Qytetarët e veriut më kanë kërkuar që të inicioj ketë për ndryshimin e ligjit. Dhe kjo më ka bërë të qartë se duhet të ndërmarrë diçka në ketë drejtim”, ka potencuar Bahtiri.