Bahtiri apel qytetarëve: Të lutemi për shpëtimin e jetës së të riut

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar edhe një herë për ngjarjen e sotme në qendrën e këtij qyteti ku u shemb një pjesë e hotelit ‘Adriatik’.

Ai ka falënderuar të gjitha ekipet që po përpiqen ta gjejnë një punëtor që po punonte në renovimin e hotelit.

“Falënderoj dhe u jam mirënjohës Zjarrfikësve, Policisë, FSK-së, kompanive ndërtuese dhe vullnetarëve që po vazhdojnë kërkimin e pandërprerë edhe në këto orë të vona, për kërkimin e të riut që është zënë nga gërmadhat pas shembjes së një pjese të ish hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë”, ka shkruar Agbim Bahtiri në ‘Facebook’.

Ai, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të lutën për jetën e të riut që dyshohet se është nën gërmadha.

“Ju bëjë apel të gjithë qytetarëve që të luten për shpëtimin e jetës së të riut”, ka shkruar ai.

KALLXO.com po raporton në vazhdimësi për rastin e shembjes së një pjese të hotelit në qendër të Mitrovicës.

https://kallxo.com/fsk-ja-ndihmon-me-kerkimet-ne-rrenojat-e-hotelit-adriatik/