Foto-ilustrim

Babë e Bir Dënohen me Burg për Drogë

Gjykata e Prishtinës ka gjetur fajtor Behram Vitijën dhe e ka dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, ndërsa të birin e tij, Dardanin, e ka dënuar me 1 vit burg me kusht.

Behram Vitija akuzohej për blerje, posedim, shpërndarje, dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, ndërsa i biri i tij për veprën penale posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge,

Sipas aktakuzës, Policia gjatë bastisjes së shtëpisë së të pandehurit Behram Vitija, në Prishtinë, në tavanin e shtëpisë ka gjetur 19 pako me mbi 18.3 kilogramë substancë narkotike, e cila pas ekzaminimit nga Agjencia e Forenzikës u konstatua se ishte e llojit marihuanë.

Bastisja ka ndodhur më 25.10.2016.

Ndërsa, Dardan Vitijës, gjatë bastisjes në xhepin e pantallonave i është gjetur një qese e vogël me marihuanë me peshë 2 gramë, kurse në objektin përcjellës të shtëpisë edhe një qese tjetër me marihuanë me peshë 8 gramë.

Redaktoi: Naser Sertolli