Babai rrah vajzën në Prizren

Një vajzë në Prizren është rrahur mbrëmë pas mesnate nga babai i saj.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast ka arrestuar të dyshuarin për dhunë në familje.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur pas që i dyshuari ka pasur një mosmarrëveshje me vajzën e tij dhe e ka sulmuar atë.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.