Azem Syla. Foto: Atdhe Mulla

Azem Syla nesër del para gjyqit

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK dhe ish komandanti i UÇK-së, Azem Syla, do të dalë nesër para gjyqit bashkë me grupin e tij në procesin gjyqësor në rastin e tjetërsimit të dyshimtë të tokave në periferi të Prishtinës.

Lajmin për vazhdimin e seancës në rastin toka e konfirmoi për KALLXO.com, avokati i Azem Sylës, Besnik Berisha.

Javën e kaluar, Azem Syla u lirua në arrest shtëpiak pasi që gjykata tha se prokuroria nuk ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase të sigurisë.

https://kallxo.com/prokuroria-speciale-e-painformuar-per-lirimin-e-azem-syles/

Prokurori i rastit ‘Toka’, Avdurrahim Islami, disa ditë më parë ka dalë në pension.