Azem Syla në Polici - Foto: KALLXO.com

Azem Syla Mbetet në Paraburgim

Gjykata e Apelit ka vendosur që Azem Syla dhe të arrestuarit tjerë të grupit të tij të vazhdojnë të mbeten në paraburgim.

Lajmi është konfirmuar nga Haxhi Millaku, avokat i njërit nga të arrestuarit.

Lajmin për mbetjen e Sylës dhe të arrestuarve tjerë në paraburgim e dha edhe Gjykata e Apelit me anë të një njoftimi.

“Më 6 maj 2016, kolegji i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendor të Gjykatës së Apelit, ka nxjerrë aktvendimin me numër PN1 711/16 në lidhje me të pandehurit H.B., S.H., A.M., A.S., I.S., N.U., A.V. dhe L.V. Gjykata e Apelit i ka refuzuar ankesat si të pabazuara dhe ka vërtetuar aktvendimet e kundërshtuara të Gjykatës Themelore të Prishtinës,” thuhet në njoftim.

http://kallxo.com/gashi-ankohet-per-paraburgimin-e-azem-syles/

Paraburgimi prej 30 ditësh Azem Sylës iu caktua më 30 prill.

http://kallxo.com/paraburgim-per-azem-sylen/

Avokati Gashi masën e paraburgimit ndaj Sylës e cilësoi po atë ditë të ndikuar politikisht.

http://kallxo.com/tome-gashi-vendimi-gjykates-ndikuar-politikisht/

Azem Syla dhe një grup prej rreth 50 personash dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që janë marrë me tjetërsim të pronave shoqërore në Veternik dhe Çagllavicë.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” më 29 prill shfaqi filmime nga bastisjet e shtëpisë së Azem Sylës dhe të tjerëve.

https://www.youtube.com/watch?v=jkG5AkwMFO0