Ilustrim

AVUK nuk sheh kimikate në pemë e perime

Shqetësimet e ngritura në opinion se pemët e perimet në Kosovë kanë vlerë dhjetëfish më të lartë të kimikateve (nitrate) se vlera e lejuar kanë ndjellë frikë te qytetarët.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është autoriteti me i lartë për kontroll të produkteve ushqimore ne Kosovë e cila inspekton përmes inspektorëve fitosanitar kufitar dhe të brendshëm.

Sa i përket sigurisë së konsumit të frutave e perimeve nga qytetarët, Agjensioni i veterinës dhe Ushqimit i Kosovës (AVUK) tha për KALLXO.com se të gjitha ngarkesat u janë përgjigjur kushteve të sigurisë për import.

“Gjatë kontrolleve nuk kemi hasur në ndonjë produkt të dyshimtë. Po ashtu të gjitha mostrat që i kemi marrë deri me tani kanë rezultuar brenda limiteve të cilat u përgjigjen kushteve për konsum”, tha Lamir Thaçi, zëdhënës në AVUK.

Sipas tij, të gjitha mostrat që janë marrë vitin e kaluar për testim në prezencë të nitrateve kanë rezultuar negative në të gjitha frutat dhe perimet.

“Ketë vit kemi marrë mostra në produkte të ndryshme në import dhe i kemi dërguar në Institutin Bujqësor në Pejë për analiza në prezencë të nitrateve. Po sa t’i kemi rezultatet do t’i bëjmë publike dhe masat ndërmerren bazuar në rezultate dhe procedurat ligjore. Ende nuk kanë dalë në treg perimet nga prodhuesit vendas, po sa të fillohet dalja në treg ne do të ushtrojmë kontroll edhe tek prodhimet vendore”, tha ai.

I pyetur se a e kanë shqetësuar AVUK-un dyshimet për prezencë të lartë të nitrateve në fruta, Thaçi tha se matjet me mjete apo aparatura amatore nuk japin rezultatet të cilat AVUK-u mund të bazohet.

“Kontrolli zyrtar shtetërore bazohet në ligje, rregullore dhe udhëzime administrative të cilat në vete përmbajnë edhe limitet e përbërësve, ndotësve dhe kontaminantëve. Ato parashohin metodat e marrjes se mostrave dhe testimin e tyre, sipas metodave laboratorike të cilat japin rezultate të besueshme. Të gjitha këto elemente janë të rëndësishme për nxjerrjen e rezultateve të sakta, të cilat ne i ndjekim me përpikëri” tha ai.

Sipas Thaçit, AVUK-u ka staf të kualifikuar dhe bashkëpunime me laboratorë të akredituar për analizimin e ushqimit.

Nitratet përdoren për të ruajtur ushqimet  kryesisht përdoren në perimet si spinaqi, rrepat, brokoli, ndërsa në media është raportuar se domatja, bananja e lakra kanë nivele të larta të saj.

KALLXO.com ka raportuar për dëmin e ushqimeve të ndikuara me kimikate.

Dëmi i ndikimit të ushqimit me hormone dhe kimikate në organizmin e njeriut