Arkiv -Enver Sekiraqa - Foto: KALLXO.com

Avokatja: Të Martën Vendoset për Sekiraqën

Kosovare Kelmendi, avokatja e Enver Sekiraqës ka treguar për KALLXO.com se të martën do të mbahet një seancë në lidhje me caktimin e masës së sigurisë për të mbrojturin e saj.

“Senca është me të 24-in, e shohim”, ka thënë Kelmendi.

Ajo ka treguar se nuk ka marrë ndonjë vendim në lidhje me kthimin në paraburgim të Enver Sekiraqës.

“Unë nuk kam marrë as urdhëresë, as vendim, e as nuk jam njoftuar zyrtarisht hiq, kërrkush nuk më ka njoftu”, tha Kelmendi për KALLXO.com.

Ajo ka bërë me dije se gjithçka për paraburgosjen e sërishme të Sekiraqës e ka marrë vesh nga portalet.

“Unë e di pse është kthyer në paraburgim prej asaj që kam kuptu prej portaleve. Krejt çka kam kuptu ka qenë përmes mediave, asgjë tjetër”, tha avokatja Kelmendi.

KALLXO.com shkroi të premten për lirimin e Enver Sekiraqës nga paraburgimi.

Atë ditë të dënuarit me 37 vjet burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë për nxitje në vrasjn e Triumf Rizës i ishte caktuar arresti shtëpiak.

http://kallxo.com/lirohet-enver-sekiraqa/

Babai i Triumf Rizës, Shefqet Riza, lirimin e Sekiraqës e për KALLXO.com e kishte komentuar me fjalët : “Zoti na ruajtë”!

Në orët e para të ditës së sotme Enver Sekiraqa u kthye në Burgun e Dyzit, pasi iu kthye masa e paraburgimit nga Gjykatae Apelit.