Ish-kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik Hysni Hoxha - Foto: KALLXO.com

Avokati i Zënë, Shtyhet Seanca ndaj Hysni Hoxhës

Avokati Sahit Bibaj, mbrojtës i ish shefit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, kishte kërkuar që seanca të shtyhet pasi që ai kishte edhe një gjykim tjetër.

Në këto kushte, kryetari i trupit gjykues vendosi që seanca e radhës të mbahet më 27 tetor 2016.

Ish-kreu i ShP-së në seancat e kaluara është deklaruar i pafajshëm për akuzat që i vihen në barrë.

Prokuroria Speciale e Kosovës e ngarkon Hysni Hoxhën për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Hoxha si kryetar i OShP-së, i tejkaloi kompetencat e tij ligjore kur më 3 tetor 2014  dhe 9 tetor 2014 në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik dhe Rregulloren e Punës së OShP-së me konkluzionin se është “res judicata”, pa i shqyrtuar i ka refuzuar ankesat e disa operatorëve ekonomikë të datës 2 tetor 2014.

Prokuroria Heton Tenderin Milionësh të KOSTT-it

Bëhet fjalë për ankesat e konzorciumeve “Caraglio SRL” dhe NTSh “Electra” të ushtruara kundër vendimit të autoritetit kontraktues KOSTT lidhur me aktivitetin e prokurimit “Instalimi i Grupeve Matëse në Kufirin në mes të KOSTT (KEK) OSSh,  edhe pse për këtë ankesë kompetent për vendosje sipas aktakuzës ishte paneli shqyrtues i OShP-së në përbërje prej 5 anëtarëve.

Lidhur me këtë aktivitet prokurimi fillimisht ishte raportuar në KALLXO.com, ndërsa  emisioni “Jeta në Kosovë”  kishte bërë një emision në tetor të vitit të kaluar ku të ftuar ishin drejtori i prokurimit në KEDS, Hysni Hoxha si kryetar i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) dhe Lutfi Gashi përfaqësues i “Electra-s”.

http://kallxo.com/kostt-paguan-400-mije-euro-me-shume-per-nje-tender/

http://kallxo.com/gjykimi-hysni-hoxhes-per-tenderin-e-kostt/

Vlera e këtij aktiviteti të prokurimit ishte 2,327,240 euro.

KOSTT-i kishte nisur më 2012 projektin e instalimit të grupeve matëse në kufirin mes KOSTT-it, Korporatës Energjetike dhe OSSh-së që është korporata publike e shpërndarjes së energjisë në Shqipërisë.

Prej vitit 2012 e deri në shtator të vitit 2014 ky tender është anuluar katër herë dhe është përcjellë me akuza për parregullsi.

Dy tenderë janë anuluar me arsyetimin e KOSTT-it se ka pasur më pak se dy oferta të përgjegjshme, i treti është anuluar me kërkesë të Agjencisë Kundër Korrupsion, ndërsa herën e katërt është anuluar me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

KOSTT-i së fundi më 22 shtator të vitit 2014 shpalli fitues konzorciumin NP “Monten& G3 Inxhinjering” përfaqësues i së cilës është Nexhmi Kastrati. Kjo kompani ofertoi me 2 milionë e 327 mijë euro për kryerjen e kësaj pune.

Ndërsa më 4 nëntor 2014 është nënshkruar kontrata mes KOSTT-it dhe këtij konzorciumi. Për këtë aktivitet prokurimi ishte ankuar kompania “Electra”.

Prokuroria i nisi hetimet për këtë tender të KOSTT-it në prill të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/hysni-hoxha-deklarohet-pafajshem/