Avokati: Veprimeve në Kuvend u Dha të Drejtë Edhe Kryeministri

Haxhi Millaku, avokati i Faton Topallit, tha sot se veprimeve për të cilat po akuzohen katër deputetët e Vetëvendosjes u dha të drejtë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj para një jave teksa kundërshtoi veprimet e deputetëve të Vetëvendosjes në lidhje me gjyqësorin, tha se gazi lotsjellës ka pasur efekte pozitive.

“Edhe edhe pse këto veprime ishin kundër kodeksit të sjelljes, ato assesi nuk kanë elemente inkriminuese”, tha Millaku.

Avokati më tutje konstatoi se nga gazi lotsjellës që u hodh në Kuvend u irrituan vetëm dy partitë që atëherë ishin në pushtet.

“Nga gazi që u përdor në Kuvend u irrituan vetëm dy partitë në pushtet dhe faktori ndërkombëtar do te reagonte nëse do të irritohej dikush nga të përkëdhelurit (pakicat), por u irrituan vetëm deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha Millaku.