Avokati i Popullit

Avokati i Popullit Rekomandon që të Hetohet Vdekja e një Gruaje në Gjinekologji

Përmes një raporti me rekomandime drejtuar kryeprokurorit Lumezi dhe Ministrit të ri të Shëndetësisë, Institucioni i Avokatit të Popullit, ka bërë thirrje që të hetohet rasti i vdekjes së pacientes në QKUK e cila dyshohet se humbi jetën si pasojë e mosdhënies së trajtimit të duhur.

Raporti i IAP është një analizë ligjore që trajton të drejtën elementarë në jetë të garantuar me Kushtetutë e që sipas ankuesit Nazmi Fazliu, bashkëshortes së tij të ndjerë ju mohua kjo e drejtë në QKUK nga neglizhenca e personelit mjekësor.

Bashkëshortja e ankuesit, e ndjera S.F ishte pranuar në QKUK më 20 janar të vitit të kaluar dhe për qëllim të përgatitjes për intervenim kirurgjik i duheshin së paku dy doza të gjakut dhe një dozë e plazmës. Tani e ndjera ende pa e përfunduar dozën e parë të gjakut i ishte përkeqësuar gjendja dhe se kishte përfunduar në koma dhe më pas rezultoi me vdekjen e pacientes.

Lidhur me këtë rast Avokati i Pupullit u njoftua nga ankues më 29 nëntor të vitit të kaluar ndërsa më 12 dhjetor të po atij viti IAP u njoftua se ankuesi kishte dyshime se hetimet e Prokurorisë lidhur me këtë rast po zvarriteshin për shkak të ndikimeve të personave me ndikim.

Avokati i Popullit  konstaton se e drejta për jetën është e drejta për jetën është e drejta e parë e listuar me Konventën e Evropiane për drejtat e njeriut dhe si e tillë duhet tu sigurohet të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Krejt në fund raporti i IAP i rekomandon Prokurorisë Themelore të Prishtinës që në pajtim me kompetencat dhe autorizimet që i burojnë nga ligji dhe në bashkëpunim me të gjitha agjencitë relevante të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e hetimeve të shpejta dhe efektive në çështjen e ankuesit duke i zbardhur të gjitha rrethanat dhe shkaktarët e vdekjes së bashkëshortes së ankuesit.

Avokati i Popullit gjithashtu bënë thirrje që të vlerësohet përgjegjësia, duke përfshirë përgjegjësinë objektive dhe subjektive që do të mund të lehtësonte çështjen e kompensimit për palën.

KALLXO.com kishte raportuar ekskluzivisht lidhur me nisjen e hetimeve nga Prokuroria lidhur me këtë rast.

http://kallxo.com/nisin-hetimet-ndaj-kater-mjekeve-per-trajtim-te-pandergjegjshem-mjekesor/