Foto: Ilustrim

Avokati Kërkon Ekspertizë Psikiatrike për të Dyshuarin për Terrorizëm

“Mua familja e klientit tim më ka siguruar dhe dorëzuar dokumentacion mjekësor për gjendjen e tij shëndetësore që e kanë siguruar nga Italia, mbi bazën e të cilit dokumentacion të cilin unë ia kam dorëzuar prokurorit të rastit”, tha Shala.

Shala, tha se do të kërkojë një ekspertizë nga eksperti psikiatrik për të mbrojturin e tij.

“Unë do të kërkoj dhe kam kërkuar që masa e paraburgimit ndaj klientit tim të zëvendësohet me ndonjë masë më të butë, duke u bazuar në dokumentacionin mjekësor, dhe njëherit do të kërkoj që ndaj të mbrojturit tim të caktohet një ekspertizë ana e ekspertit psikiatrik dhe ai në bazë të konstatimit të tij, do ta japë mendimin e tij lidhur me diagnozën dhe gjendjen e tij psikike dhe mendore”, tha Shala.

Shala, gjithashtu tha se masa e paraburgimit ndaj të mbrojturit të tij, do ta vështirësonte edhe më shumë gjendjen e tij.

Samet Imishti ishte arrestuar me 1 dhjetor të këtij vitit. Sipas një njoftimi të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ai dyshohej se ka  kryer veprën penale  të bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit

Ligji thotë se kushdo që në mënyrë publike, në tubim ose me anë të shkrimeve, xhirimeve audiovizuele, duke përfshirë dhe mos u kufizuar edhe në rrjetet sociale ose në çfarëdo forme tjetër të komunikimit, thërret ose nxit të tjerët për bashkim në luftëra jashtë territorit të Kosovës dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet burg.