Takimi me pjesëtarë të komunitetit rom | Foto: Avokati i Popullit

Avokati i Popullit Vizitoi Familjet Rome në Graçanicë

Avokati i Popullit Hilmi Jashari ka vizituar sot familjet rome në Graçanicë.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e komunitetit rom, Jashari kërkoi një angazhim më të madh institucional në përmirësimin e kushteve të jetës së pjesëtarëve të këtij komuniteti.

Avokati i popullit vizitoi  edhe OJQ “VoRAE“ (Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve) e cila ka një mandat për të mbështetur komunitetet e përmendura, përmes ndërhyrjes së drejtpërdrejtë, mbështetjes teknike dhe këshillave në fushën e punësimit, strehimit, arsimit dhe të drejtave njerëzore.

Drejtori ekzekutiv i kësaj organizate Isak Skenderi foli për problemet me të cilët ballafaqohen pjesëtarët e këtyre komuniteteve, raste të diskriminimit te këto komunitete, rastet e personave të riatdhesuar, braktisjen e shkollimit, banimin, si dhe sfidat rreth respektimit të kuotës lidhur me përfshirjen e komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptian në shërbimin civil të Kosovës.

Më 8 prill romët shënuan ditën e tyre.