Një vajzë duke pastruar xhamat e një automjeti në Prishtinë. Foto: REL

Avokati i Popullit: Të hiqet mosha e fëmijëve për familjet që marrin ndihma

Avokati i Popullit ka publikuar Raportin lidhur me ndryshimin dhe plotësimin dispozitave ligjore për skemën e ndihmës sociale në Kosovë.

Qëllimi i këtij i këtij raporti sipas Avokati i Popullit është t’i rekomandojë Kuvendit të Republikës së Kosovës ndryshimin dhe plotësimin e nenit 4, të Ligjit i cili kushtëzon ndarjen e ndihmës sociale familjeve që kanë fëmijë nën moshën 5 vjeçare.

“Pavarësisht faktit që janë bërë ndryshime të nenit 4 të Ligjit nr. 2003/15, kjo në fakt nuk e ka përmirësuar gjendjen e familjeve të varfëra me vet faktin e kufizimit të moshës së fëmijëve. Për me tepër kushtet e përcaktuara për ndihmë sociale, me dispozitat ligjore në fuqi kanë ndikuar në keqësimin e gjendjes ekonomike të shumë familje, duke shkaktuar edhe pengesa dhe vështirësi në mirërritjen e fëmijëve dhe mirëqenien e familjeve në përgjithësi, veçmas qytetarët nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Tutje, “Avokati i Popullit vëren se neni 4 i Ligjit, përtej çdo dyshimi shkel interesin më të mirë të fëmijës, madje mungesa e ndihmës sociale për fëmijë dhe familje në nevojë, kushtëzon dhe ndikon në shëndetin fizik dhe mental të fëmijës, si dhe në edukimin e zhvillimin e mëtutjeshëm të tij”, thuhet në njoftimin e IAP-it.