Avokati i Popullit nis hetim për arrestimet e mërgimtarëve në kufi

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte transmetoi hulumtimin për rastin e Pajtim Shurdhanit, mërgimtarit nga Amerika i cili u arrestua në pikën kufitare në Han të Elezit nga Policia e Kosovës për një dënim të cilin Shurdhani e kishte paguar para 2 viteve.

Ai kishte hyrë në Kosovë mirëpo ishte arrestuar vetëm gjatë daljes në kufi.

Avokatit i Popullit Hilmi Jashari tha institucioni që e drejton ai ka nisur një hetim për arrestimet e mërgimtarëve në pikat kufitare.

“Me të pranuar si informacion në media edhe mbi bazën e kësaj, para ca ditësh kemi hapë si hetim zyrtar, gjithmonë me pretendimin se bajagi ka mund të vijë deri të shkelja e të drejtave të njeriut”, tha Jashari për emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’.

Emisionin e plotë ‘Drejtësia në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: