Ilustrim

Avokati i Popullit  me rekomandime për mirëmbajtjen e varrezave

Avokati i Popullit ka publikuar një Raport me Rekomandime për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e varrezave në tërë Kosovën.

Ky raport me rekomandime ka për qëllim të vlerësoje gjendjen e mirëmbajtjes dhe menaxhimit të varrezave në komunat  Republikës së Kosovës, me fokus të veçantë vlerësimin e gjendjes reale të varrezave, si dhe të rekomandoj autoritetet përgjegjëse, në lidhje me masat që duhet ndërmarrë në mënyrë që kjo gjendje të përmirësohet.

Sipas këtij Institucioni, menaxhimi dhe mirëmbajtja e varrezave është përgjegjësi komunale me interes të përgjithshëm. Për këtë arsye sipas kompetencave që ka, që nga data 21 qershor të këtij viti, Avokati i Popullit ka iniciuar hetime me iniciativën e vet lidhur me gjendjen e varrezave në tërë komunat e Kosovës.

Ky Raport me Rekomandime iu është dërguar të gjithë kryetarëve të komunave në Kosovë.