Gazmend Halilaj- Avokat Foto KALLXO

Avokati i Milaim Zekës paralajmëroi ankesë pas caktimit të paraburgimit

Gazmend Halilaj, avokat i Milaim Zekës, pas caktimit të paraburgimit prej 30 ditësh ka deklaruar se do të ankohen në shkallë të dytë.

Sipas tij, vendimi i gjykatës për caktimin e paraburgimit nga Gjykata Themelore do të rrëzohet në Apel.

“Është një vendim për një vepër që nuk është kryer asnjëherë, si kusht i përgjithshëm nuk ekziston. Sa i përket kushteve të veçanta ato nuk ekzistojnë asnjëherë. Sa i përket ndikimit negativ në rrjedhën e procedurës penale as që mund të mendohet. Me këtë vendim është cenuar rëndë siguria juridike në vend”, deklaroi avokati i Milaim Zekës Gazmend Halilaj.

Ai shtoi se ankesa do të behët dhe se vendimi do të atakohet në të gjitha bazat.

“Me bindjen e plotë që Gjykata e Apelit do ta riparoj gabimin e Gjykatës së shkallës së parë. Milaim Zeka nuk ka kërkuar falje ndaj prokurorit se e ka kryer veprën penale, por i ka kërkuar falje atij nëse eventualisht është ndjerë i cenuar”, ka deklaruar avokati Halilaj.

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim deputetit Milaim Zeka, pas kërkesës së prokurorisë e cila po pretendon se Zeka e ka kërcënuar prokurorin Afrim Shefkiu.

KALLXO.com ka raportuar që nga momenti i arrestimit të deputetit Milaim Zeka, shkrimet mund ti lexoni në linçet e më poshtme:

 

https://kallxo.com/paraburgim-per-milaim-zeken/

 

https://kallxo.com/prokurori-kerkon-qe-milaim-zeka-te-mbahet-30-dite-ne-burg/

 

https://kallxo.com/flet-avokati-i-milaim-zekes-arrestimi-i-deputetit-eshte-i-pabaze/