Avokatët reagojnë ndaj ndalesës së qasjes në gjykata, paralajmërojnë bojkot

Oda e Avokatëve të Kosovës ka reaguar ndaj urdhëresës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dërguar të gjithë kryetarëve të Gjykatave Themelore të Kosovës, si dhe kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës Supreme u ka dhënë urdhër që të aplikojnë urdhërin e kryetarit të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Kryetari i Gjykatës Themelore Prizren Ymer Hoxha, me datë 08 gusht 2018, kishte lëshuar Urdhër, ku nuk u lejohej hyrja e avokatëve në objektin e Gjykatës pa ftesa, por edhe palëve dhe personave tjerë u ndalohej hyrja nëpër Gjykatë dhe Zyre të gjyqtarëve, pa ftesa apo pa aprovimin dhe lejen e kryetarit të Gjykatës apo pa leje të gjyqtarit.

Këtë urdhëresë, avokatët e kanë quajtur shkelje të parimit të qasjes në drejtësi.

“Avokatia është kategori Kushtetuese e rreguluar edhe ligj, me të cilat avokatëve iu garantohet qasja në të gjitha institucionet, respektivisht të drejtësisë.Urdhëresa është shkelje e parimit të qasjes në drejtësi dhe si e tillë është e papranueshme”, thuhet në vendimin e OAK-ut.

Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk tërhiqet ky vendim, do të bojkotojnë të gjitha insttiucionet e drejtësisë.

“Nëse nuk bëhet tërheqja [e urdhëresës] OAK do të hyjnë në bojkot të përgjithshëm më datë 09.01.2019 që nënkupton që avokatët nuk do të  hyjnë në asnjë institucion e kjo në të gjitha rastet penale, civile, administrative”, thuhet në vendim.

https://kallxo.com/kgjk-u-jep-urdher-gjykatave-te-ndalojne-qasjen-e-paleve-dhe-avokateve-pa-leje-ne-gjykate/