Avni Arifi | Foto: RTV 21

Avni Arifi: Nuk kemi marrë draft për Asociacionin, secili mund të ëndërrojë lirshëm

Shefi i ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka mohuar raportimet e mediave se ekipi menaxhues ka dërguar në Qeveri draft statutin e Asociacionit.

Ai ka thënë që nuk dëshiron ta paragjykojë draf-statutin e Asociacionit, por nëse ekipi menaxhues vijnë me kërkesa të cilat janë të shkruara në transkriptin e tyre, ata “do ta lëndojnë procesin”.

“Unë nuk do të hyj në përmbajtjen e këtyre transkripteve, e as nuk dua të komentoj, por nëse ekipi menaxhues mendon se ka kartë bllanko tv bëjë çka dojë atëherë e lëndojnë procesin. Është thjesht humbje kohe. Megjithatë nuk dua ta paragjykoj draftin. Le të presim”, ka thënë Arifi për BIRN.

Në pyetjen për propozimet e ekipit menaxhues dhe ekspertëve serbë, të cilat janë përfshirë në procesverbalin për tv cilin BIRN raportoi të martën, Arifi tha se secili mund të shprehet dhe ëndërrojë lirshëm.

“… në Kosovë liria e fjalës është e garantuar. Çdokush ka të drejtë të propozojë lirshëm dhe të ëndërrojë lirshëm. Nëse ekipi menaxhues hyn në këso propozime, më vjen keq për ta por ky nuk është mandati i tyre”, ka thënë Arifi për BIRN.

BIRN raportoi dje për kërkesat e ekipit menaxhues, përgjegjës për draftimin e statutit të Komunave me Shumicë Serbe, ku ndër tjera kërkohet edhe ligj i veçantë kushtetues.

Ekipi menaxhues kërkon ‘ligj të veçantë kushtetues’ për Asociacionin