Avni Arifi | Foto: RTV 21

Avni Arifi: Asnjë metër tokë se japim për asnjë çmim

Kryesuesi i Delegacionit të Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi ka siguruar se nuk mund të ketë negociata për shitje të tokave të Kosovës.

“Asnjë metër të tokës së Kosovës për asnjë çmim!!!! E urryeshme është ngrirja e konfliktit, e urryeshme është pasiguria dhe gjendja ekzistuese por asnjëra nuk e meriton dhe nuk e merr kurrë as një metër të Kosovës. Sovraniteti dhe territori i Kosovës nuk cenohet nga askush për asnjë çmim. As tash as kurrë”, shkroi Arifi në Facebook.

Kjo deklaratë erdhi pas disa raportimeve që Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq  ishte deklaruar në lidhje me mundësitë e marrjes së tokave të Kosovës.