Ilustrim

Avioni i ushtrisë rrëzohet në një zonë banimi në Pakistan,17 të vrarë

Së paku 17 njerëz u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën pasi një aeroplan i vogël ushtarak u rrëzua në një zonë banimi, në afërsi të qytetit Ravalpindi në Pakistan.

Pesë anëtarë të ekuipazhit dhe 12 civilë janë në mesin e vdekurve, tha ushtria.

Avioni King Air 350 ishte në një fluturim stërvitor kur u rrëzua dhe shkaktoi zjarr nëpër disa shtëpi.

Detaje për shkakun e incidentit nuk u dhanë.

Në Ravalpindi – afër kryeqytetit Islamabad – ndodhet selia e ushtrisë pakistaneze dhe avioni i përkiste njësisë së aviacionit të ushtrisë.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, tha se shpreh pikëllimin e tij për të vrarët dhe të plagosurit.