Ushtarë të KFOR-it – Foto: Facebook

Avionët Serbë mbi Preshevë, KFOR-i po e ‘Monitoron’ Situatën

Forca paqeruajtëse në Kosovë, KFOR, ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura nga fluturimi i avionëve luftarakë serbë mbi Preshevë.

Përmes një komunikate, KFOR-i njofton se është duke e monitoruar situatën dhe i ka bërë thirrje popullatës të jetë e qetë sepse “nuk ka ndonjë kërcënim”.

“Autoritetet ushtarake serbe kanë deklaruar se po bëjnë një provë rreth stërvitjes taktike “Sadejstvo 2108”, e cila është planifikuar për nesër”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

KALLXO.com raportoi për shqetësimet që kanë ngjallur te banorët e Preshevës fluturimet e avionëve luftarakë serbë.

http://kallxo.com/video-pamje-te-reja-te-aeroplaneve-ne-presheve/

Në një deklaratë ekskluzive për BIRN, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, kapiteni Jovan Krivokapiq ka sqaruar fluturimet të cilat ndodhën sot mbi qiellin e Preshevës.

http://kallxo.com/ushtria-serbe-flet-per-aeroplanet-luftarake-ne-presheve/

Ai ka thënë se fluturimet janë pjesë e stërvitjeve ushtarake që janë planifikuar në këtë zonë dhe që do vazhdojnë edhe nesër në Serbinë qendrore.