Avdullah Hoti: Ky Është Buxheti 2017

Ai tha se me gjithë ecuritë pozitive, qeveria ka shumë sfida prandaj e quajti normale që kërkesat për mbështetje nga buxheti janë më të mëdha se ato që ky buxhet mund t’i ofrojë.

“Ky buxhet ka pajtueshmëri të plotë me FMN. Parashikimet tona janë që rritja ekonomike të jetë 4.4 përqind”, tha ministri Hoti gjatë prezantimit të planit të qeverisë për buxhetin për vitin e ardhshëm.

Si bazë për këtë pritje ai përmendi miratimin e Ligjit për Investime Strategjike dhe një varg dokumentesh tjera.

“Një pjesë e të hyrave vjen edhe nga luftimi i ekonomisë informale”, shtoi ai.

Buxheti i Kosovës për vitin 2017 kap shumën prej 2 miliardë euro.

“Ky buxhet mundëson që ta implementojmë sigurimin shëndetësor, ligjin për skemat pensionale, ta mbajmë lartë nivelin e subvencioneve në bujqësi, pensionet për veteranë e kategori tjera të luftës…”, tha ministri i Financave.