Autobusi përplaset në urë

Një autobus nga Maqedonia e Veriut që ka udhëtuar për në Pllovdiv të Bullgarisë ka goditur urën në rrugën “Marica Jug”.

Ngecja në urë ka ardhur si pasojë që shoferi nuk e ka parë tabelën treguese për lartësinë maksimale të mjeteve transportuese që mund të kalojnë nën urën e qytetit.

Autobusi nuk ka pasur udhëtar të tjerë përveç dy shoferëve.

Shoferët nuk janë lënduar ndërsa autobusi është shkatërruar në pjesën e sipërme.

Në vend ngjarje doli policia e shtetit për të marrë masat e duhura si dhe për të drejtuar komunikacionin i cili është zhvilluar me shumë vështirësi./21Media