Kryeministri i ri austriak, Sebastian Kurz - Foto: Rtv21

Austria merr kryesimin e BE-së

Kancelari austriak, Sebastian Kurz sot do të marrë përsipër udhëheqjen 6 mujore të Bashkimit Europian nga kryeministri bullgar Boyko Borisov.

Austria po vendoset në krye të BE-së në një kohë shumë të vështirë për Europën, pasi çështjet e sigurisë, emigrimit dhe e ardhmja e BE-së janë tema në diskutim.

“Ne dëshirojmë të ndërtojmë ura, të ulim tensione në BE, të sigurohemi se BE-ja është e fortë. Ne dëshirojmë të kontribuojmë që ta bëjmë BE-në edhe më të bashkuar dhe fokusuar”, ka deklaruar Kurz, teksa Borisov ia rikujtoi sloganin e tyre të presidencës, që ishte “Së bashku jemi më të fortë“./21Media