Ministria e Shëndetësisë - Foto: KALLXO.com

Auditori: Vonesa për Furnizim me Barna

Në raportin e auditimit për vitin 2016 auditori thotë se ka pasur vazhdimisht vonesa në adresimin e kërkesave për furnizim me barna.

Sipas auditorit Agjencioni për Financim Shëndetësor është vonuar në kërkesat për barna të bëra ndaj operatorëve ekonomikë, por edhe operatorët kanë vonuar në disa raste furnizimin me barna.

“Në pesë  raste për furnizim me barna kërkesat nga AFSh-ja dhe urdhër-blerja ishin bërë pas pranimit të faturës dhe në shtatë raste ka pasur vonesa nga ana e operatorëve ekonomikë, mirëpo nuk janë llogaritur ndëshkimet për të gjitha rastet pasi porositë për furnizim me barna janë bërë pa urdhër- blerjeje”, thotë auditori.

Sipas raportit, mosadresimi me kohë i kërkesave dhe vonesat nga operatorët ekonomikë për furnizim me barna, krijojnë vështirësi në punën e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe zvogëlojnë performancën e institucioneve shëndetësore.

Auditori rekomandon Ministrinë e Shëndetësisë që të sigurojë se është ndërmarrë një rishikim i procesit, për të përcaktuar shkaqet e vonesave në adresimin e kërkesave për furnizim me barna dhe të ndërmarrë masat e nevojshme për menaxhim më të mirë të procesit të furnizimit me barna dhe material nga lista esenciale.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për mungesën e barnave dhe materialeve elementare për punë në SHSKUK.

http://kallxo.com/mungesa-e-faktorit-viii-rrezikon-pacientet-hemofiline/

http://kallxo.com/qkuk-qe-1-vit-pa-aparature-te-gastroskopise/

http://kallxo.com/mungese-e-dyshekeve-per-shtreter-ne-qkuk/

http://kallxo.com/mungese-e-manteleve-sterile-ne-qkuk/

http://kallxo.com/qkuk-ja-qe-nje-vit-pa-material-per-proteza/